Eurodeputeti Terras vlerëson lehtësirat e Qeverisë për qytetarët serbë
Eurodeputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ofruar leje të përkohshme qëndrimi dhe njohje të dokumenteve për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare.
“Urime kryeministrit Kurti për vendimin e sotëm falë mbështetjes së Bashkimit Evropian! Besoj se kjo është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Shumë e rëndësishme që më pas, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin në kuadrin e Kosovës në përputhje me vendimin!” – ka shkruar Terras.
Vendimi i Qeverisë vjen pas një takimi të kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, të shtunën në mëngjes.
Congrats! PM Kurti for the agreement reached today thanks to EU! I believe that it is beneficial for EU and Kosovo. Remarkable that as next, EUSR Dialogue will work with Kosovo Government and Serbs to integrate health and education into Kosovo framework in line with agreement!
— Riho Terras (@RihoTerras) March 14, 2026