Peci i bën bilanc punës dy mujore, thotë se në njërën drejtori të komunës janë bërë 444 veprime
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, i ka bërë një bilan qeverisjes dy mujore të ekzekutivit atje, duke thënë se në njërën nga drejtoritë të kësaj komune janë ‘’ndërmarrë 444 veprime’’.
Peci përmes një postimi në rrjetin social, ai ka thënë se ‘’për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët’’.
Postimi i plotë:
Ja çfarë është qeverisja efikase
Dy ditë pa u bërë dy muaj nga emërimi i ekzekutivit, vetëm në njërën nga drejtoritë janë ndërmarrë 444 veprime.
Përballë një gjendjeje të rëndë të trashëguar nga pushteti i kaluar me:
•Uzurpim i pronës komunale
• Ndërtime pa leje
•Shfrytëzim i pronës komunale me dekada nga njerëz të afërt me ish pushtetin pa kryer oblgimet ligjore ndaj komunës
• Trajtim i rasteve në mënyrë Selektive
• ëMosrespektim i kontratave
• Mungesë veprimi ndaj deponive ilegale brenda qytetit
• Ndërhyrja e “politikës ditore” në ekzekutimin e vendimeve përfundimtare
• Shfrytëzim i terasave komunale pa paguar detyrimet
• Shitës ambulantë në çdo cep të qytetitë
• Parkingje publike të uzurpuara
• Anekse të lokaleve që nuk i paguanin asnjë cent komunës e shumë shkelje të tjera
• Tregu i gjelbër që operonte në rrugë e trotuare
Disa nga vendimet dhe veprimet që kemi ndërmarrë deri tani:
• 6 objekte janë rrënuar/larguar dhe 14 të tjera janë në proces
• 6 ndërtime pa leje janë ndërprerë
• 166 veprime për lirimin e hapësirave publike
• Aksione të rregullta javore për risistemimin e tregut
• Aksione në transportin rrugor për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve për udhëtarët
• ëVendosja e shiritave në 5 objekte për mosrespektim të dispozitave ligjore
• Rreth 60 reklama të vendosura kundërligjshëm janë larguar nga hapësirat publike
• Largim i plotë i mbetjeve të shitësve ambulantë tek Liqeni Akumulues
• 22 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të ligjit
• Inspektime të rregullta me inspektorët sanitarë për zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat e mbyllura publike (gjoba dhe mbyllje lokalesh)
• Ndalim i punimeve të paautorizuara në hapësira publike (rrugë dhe trotuare)
Vlen të theksohet se për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët.
Mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.
Askush mbi ligjin!