Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

Aktuale March 13, 2026 - 22:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka emëruar Donika Gërvalla-Schëarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Sipas tij, ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, raporton Zeri.info.

“Përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme. Po e trajtojmë dhunën ndaj grave si përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore.

Përmes bashkëpunimit ndër-sektorial dhe një zinxhiri institucional të fuqizuar, kemi zbatuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022–2026), me mbi 94% të aktiviteteve të zbatuara ose në zbatim”, thekoi Kurti.

Kurti ndër tjera përmendi edhe hapat e ndërmarrë gjatë qeverisjes së tij në lidhje me këtë çështje.

“Kemi lansuar Protokollin Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, duke vendosur standarde të qarta për reagim institucional dhe trajtim dinjitoz të viktimave. Në të njëjtën kohë, kemi zgjeruar qasjen në drejtësi duke ofruar ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes së tyre socio-ekonomike.

Për të mbështetur viktimat edhe në përballjen me pasojat e krimit, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, theksoi Kurti ndër tjera. /Zëri