Pastrohet deponia ilegale në “Muharrem Fejza”

Pastrohet deponia ilegale në “Muharrem Fejza”

Aktuale March 13, 2026 - 18:22

Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, është realizuar pastrimi i një deponie ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i  Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas tij, përveç pastrimit të deponive ilegale, në pikat problematike do të vendosen edhe kamera sigurie me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ndaj të gjithë personave që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike do të shqiptohen gjoba.

“Përveç pastrimit, së shpejti do të realizohet vendosja e kamerave në këto pika problematike dhe do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike”, ka shkruar Rama në Facebook.