Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Foto: Laura Hasani

Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK

Aktuale March 13, 2026 - 14:11

Është përuruar hapësira e rinovuar e Institutit të Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në kuadër të këtij projekti janë zgjeruar dhe pajisur dy laboratorë: një i Imuno Histokimisë dhe i Patologjisë Molekulare. Janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë, si dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punën e përditshme”, tha me këtë rast kryeministri Kurti.

Image

 

Ai tutje tha se në 976 metra katrorë hapësirë është bërë transformim rrënjësor, duke i ruajtur vetëm muret mbajtëse dhe pllakat e mes katit.

Ndërkaq, ministri Vitia tha se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë. “Ky vit do të jetë vit i diagnostikës, do të investohet te të gjithë laboratorët pa dallim, duke filluar me teknologji të re, dixhitalizim të laboratorëve etj.”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Image

Merita Hashani, drejtoresha e këtij instituti, tha se ky renovim do të mundësojë rritjen e cilësisë për pacientët dhe në mirëqenien e tyre. Ajo tha se me këtë rast do të bëhet edhe shtimi i shërbimeve që ofrohen.

Image