Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe Zveçan
Foto: Laura Hasani

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe Zveçan

Aktuale March 13, 2026 - 14:09

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si rezultat i një shpërthimi të gypit të ujësjellësit në Zveçan, duke ndikuar në furnizimin me ujë në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe në vetë komunën e Zveçanit.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si pasojë e një shpërthimi të gypit të ujësjellësit në Zveçan, aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në Mitrovicën Veriore, Suhodoll dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.

“Ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Mitrovica’ SHA janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e defektit. Rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë orëve në vijim, menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet më tej në njoftim.