Kurti pret që Kuvendi t’i kthehet punës dhe të mos ketë zgjedhje të reja
Foto: Laura Hasani

Kurti pret që Kuvendi t’i kthehet punës dhe të mos ketë zgjedhje të reja

Aktuale March 13, 2026 - 13:36

“Nuk besoj se na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, kështu ka deklaruar sot kryeministri Albin Kurti.

Kurti u shpreh se është kundër zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se ato janë të panevojshme, ndërsa tha se Kuvendi duhet t’i kthehet punës dhe të ketë një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri, transmeton Zeri.info.

“Unë nuk kam se çfarë të shtoj prej konferencë prej media që kam pasur para një jave, presidentja është kreu u i shtetit ku unë janë kryeministri dhe unë besoj që kemi një çështje që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq theksi duhet të vihet se në vitin e kaluar kemi pasur 4 palë zgjedhje dhe unë jam i bindur që nuk kemi nevojë ta përsërisim vitin 2025”.

“Është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, qytetarët presin stabilitet jo zgjedhje të përsëritura. Ka nevojë që sa më parë të kemi aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të filloj Kuvendi të punoj. Zgjedhjet e reja së paku do të kushtonin 10 milionë euro. Nuk besoj se na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, tha Kurti. /Zëri