Hoxhaj ngre alarmin: Raketat hipersonike kineze në Serbi rrezikojnë stabilitetin rajonal
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj ngre alarmin: Raketat hipersonike kineze në Serbi rrezikojnë stabilitetin rajonal

Aktuale March 13, 2026 - 11:05

Ish-ministri i jashtëm, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze.

“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO-ja duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, shkroi Hoxhaj. /Zëri