Rrustemi edhe një herë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjidhet presidenti/ja
Foto: Laura Hasani

Rrustemi edhe një herë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjidhet presidenti/ja

Aktuale March 13, 2026 - 11:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, edhe një herë ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit/es, e cila do të duhej të zgjidhej më 5 mars, por gjë që nuk ndodhi.

Rrustemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pavarësisht se ishte paraparë kjo datë, megjithatë sipas tij nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin/en brenda afatit 60-ditor.

“Deklarimet tona se presidenti të zgjidhet deri më 5 mars, shprehin vetëm përkushtimin tonë që ta zgjedhim presidentin sa më parë dhe pa humbur kohë. Pa dyshim se do të ishte mirë dhe ka qenë pritje legjitime që presidenti të zgjidhej deri më 5 mars, por kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin brenda afatit 60-ditor nga dita e nisjes së procedurës. Aq më tepër kjo nuk do të thotë të shpërndahet Kuvendi arbitrarisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, shkroi Rrustemi.