Kurti e Vitia, pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike në QKUK
Foto: Laura Hasani

Kurti e Vitia, pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike në QKUK

Aktuale March 13, 2026 - 08:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.

Ngjarja do të mbahet sot në orën 13:00 në kampusin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Renovimi i këtyre hapësirave synon përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve diagnostikuese për pacientët. Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike shëndetësore në vend.

Gjatë ceremonisë së përurimit pritet që përfaqësuesit institucionalë të theksojnë rëndësinë e këtij projekti për avancimin e shërbimeve të anatomisë patologjike dhe përmirësimin e diagnostikimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.