Edi Rama u përgjigjet ambasadave evropiane: Belina nuk akuzohet për korrupsion
Foto: Laura Hasani

Edi Rama u përgjigjet ambasadave evropiane: Belina nuk akuzohet për korrupsion

Aktuale March 13, 2026 - 08:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një përgjigje për reagimet e ambasadave kryesore evropiane, kreu i ekzekutivit theksoi se qëllimi i qeverisë mbetet i palëkundur: “Shqipëria në BE brenda 2030-s”.

Rama ironizoi opozitën, që e priti vendimin e Kuvendit me protestë, teksa u shpreh se “shoqata e molotovëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë”, ndërsa shtoi se Kuvendi e refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem. /tch