Parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për sot

Aktuale March 13, 2026 - 07:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit 1-4m/s. /Zëri