Hoti: Ku shkuan 3 miliardët e buxhetit për investime kapitale?
Foto: Laura Hasani

Hoti: Ku shkuan 3 miliardët e buxhetit për investime kapitale?

Aktuale March 12, 2026 - 19:17

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një analizë mbi shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për periudhën 2021-2025.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se është e vështirë të identifikohet se ku janë hargjuar këto mjete.

“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021-2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se rrugët kryesore rajonale dhe autostrada e Anamoravës ende nuk janë të përfunduara, ndërsa dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të konsumonin pjesë të mëdha të buxhetit, nuk kanë nisur.

“Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?” pyet deputeti.