Nis aksioni për largimin e reklamave ilegale në hapësirat publike të kryeqytetit
Aktuale
March 12, 2026 - 11:33
Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka filluar një aksion për largimin e reklamave të vendosura në hapësirat publike.
Sipas njoftimit qëllimi i largimit të këtyre reklamave është për të siguruar lëvizje më të lirë dhe më të sigurtë për këmbësorët, raporton Zeri.info.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje në hapësirat publike.
Aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave, ndërsa për të gjithë ata që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen gjoba”, thuhet në njoftim. /Zëri