Ish-koloneli amerikan për deklaratat e Vuçiqit: Kosova është funerali që askush nga Serbia s’do të marrë pjesë

Ish-koloneli amerikan për deklaratat e Vuçiqit: Kosova është funerali që askush nga Serbia s’do të marrë pjesë

Aktuale March 12, 2026 - 10:11

Ish koloneli amerikan, Philippe Rogers, teksa ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë, ka thënë se kjo është një çështje e ndjeshme dhe pika e nxehtë me të cilën ai vazhdon të merret.

Rogers e thekson se Kosova është punë e kryer, e ku e ka përshkruar me një fjalim të një mjekeje e ku tha se “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”.

“Po, e di që kjo është një çështje politike shumë e ndjeshme dhe e vazhdueshme, me të cilën ai duhet të merret. Dhe do të përdor një shprehje që e kam dëgjuar – jo nga unë dhe jo nga dikush nga Kosova, por nga një mjeke që e dëgjova duke mbajtur fjalim, dhe kjo mund të jetë kundërthënëse, por mendoj se e përshkruan mirë mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën: “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”, tha ai për Ekonomia Online.