Tahiri: Kurti po i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Osmanit
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kurti po i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Osmanit

Aktuale March 12, 2026 - 09:38

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po shmang zgjedhjet për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë.

“Kurti po i frikësohet zgjedhjeve për shkak se po e sheh që fuqia e presidentes Vjosa Osmani ka qenë bukur e madhe, po e sheh se opozita nuk është dorëzuar, po sheh se opozita mundet me u ribashkua, dhe e din që përgjegjësia kryesore për bllokadë është e tij,” tha Tahiri.

Ai shtoi se kjo situatë tregon tensionin në mes të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera, si dhe nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur krizën politike dhe për të siguruar funksionim normal të shtetit./rtv21