Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri

Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri

Aktuale March 11, 2026 - 14:45

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj theksoi se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila më vonë do të masivizohej në një lëvizje të gjerë popullore.

“Sot kujtojmë guximin dhe vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 45 vjet më parë mposhtën frikën, duke i dhënë shpirt dhe drejtim kauzës sonë për liri. Mirënjohës përjetë!”, shkroi Haradinaj.