Miftaraj ironizon me Rrustemin: Shpresojmë që s’të shkon mendja të kërkosh të mbyllen ambasadat

Miftaraj ironizon me Rrustemin: Shpresojmë që s’të shkon mendja të kërkosh të mbyllen ambasadat

Aktuale March 11, 2026 - 14:04

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Adnan Rrustemin, i cili aludoi se ambasadorët po bëjnë presion në Gjykatën Kushtetuese.

Miftaraj ka thënë se shpreson që Rrustemi të mos kërkojë mbylljen e ambasadave.

“Adnan shoku, të shpresojmë se nuk do të shkoj mendja me kërkua edhe me i mbyll ambasadat e vendeve perëndimore! Deklaratë e papërgjegjshme dhe aspak etike. Sikurse sa problematike është kjo deklaratë e pamatur edhe më problematike është mendësia që përfaqësojnë”, shkruan ai.