Rikthimi i mundshëm i Osmanit, Haziri: LDK-ja familja politike më e sigurt, kujdeset për besimtarët e saj
Aktuale
March 11, 2026 - 13:24
Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.
Haziri shtoi se Vjosa Osmani po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.
Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill përfundon mandatin e saj presidencial.
“LDK-ja është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj”, tha Haziri për GazetaBlic.