Rikthimi i mundshëm i Osmanit në LDK, njohësit: Gara e saj me Kurtin do të ishte interesante
Foto: Laura Hasani

Rikthimi i mundshëm i Osmanit në LDK, njohësit: Gara e saj me Kurtin do të ishte interesante

Aktuale March 11, 2026 - 07:57

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka mohuar as pohuar se mund të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Megjithatë njohësit vlerësojnë se ka indikacione për një rikthim të tillë, dhe se gara mes saj e Kurtit do të ishte interesante.

Në fillim të prillit i skadon mandati si presidente e vendit.

Megjithatë, Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas këtij posti ta vazhdojë angazhimin politik në ndonjë parti politike.

Në një intervistë për Syri TV ajo u pyet për rikthimin e saj të mundshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por tha se do ta shohë interesin e Kosovës në këto momente.

Një rikthim i tillë po shihet i mundur nga analisti politik, Tomor Avdia.

Sipas tij, një garë mes Osmanit e kryeministrit Kurti, do të ishte interesante.

Kurse sipas politologut, Albinot Maloku rikthimi i mundshëm në partinë e parë të Osmanit, nuk do t’i bënte mirë këtij subjekti politik.

“Në qoftë se ka ndonjë lloj partneriteti të tipit mes partive ose listave zgjedhore atëherë me siguri se do të mund të ishte e hapur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjithsesi po flasim për LDK-në, sepse është pika referente ku gjithherë është imagjinata ku mund të kthehet ose mund të bashkohet, kjo nuk mund të ndodhë në Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, gjithsesi në partneritete si subjektivitet i posaçëm, po”, ka thënë Maloku për Teve1.

Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme ndaj Kuvendit dhe po e shqyrton dekretin e Osmanit për shpërndarjen e legjislativit.