Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Aktuale March 11, 2026 - 00:01

Pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës mes ShBA-së e Izraelit dhe Iranit.

Në mesin e tyre janë edhe 11 kosovarë.

Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, personat fluturuan ‘shëndoshë e mirë’ dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nga ky numër gjithashtu, 7 janë shtetas serbë, 2 janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 janë shtetas shqiptarë, 1 është shtetas gjerman, 1 është shtetas armen dhe 1 është shtetas malazez”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër, me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite.