Haxhiu takohet me ambasadorin britanik dhe vajzat e ‘Ambassador for a Day’

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik dhe vajzat e ‘Ambassador for a Day’

Aktuale March 10, 2026 - 17:09

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot gjatë ditës në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, një program që, sipas kryeparlamentares, u jep të rejave mundësinë të njihen nga afër me botën e diplomacisë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të lidershipit.

“Ishte kënaqësi të bisedoj me këto vajza të talentuara, t’u përgjigjem pyetjeve të tyre për sfidat dhe përvojat e rrugëtimit tim politik, por edhe të dëgjoj idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen”, ka thënë Haxhiu.

Kryekuvendarja shton se iniciativa të tilla janë të rëndësishme, sepse, sipas saj, i inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe të shohin lidershipin si një mundësi reale për të kontribuar në shoqëri.