Grenelli reagon ndaj Osmanit: Ajo po gënjen, bashkë me Kurtin kanë qenë një ekip katastrofë
Foto: Laura Hasani

Grenelli reagon ndaj Osmanit: Ajo po gënjen, bashkë me Kurtin kanë qenë një ekip katastrofë

Aktuale March 10, 2026 - 15:58

Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka qenë administrata më prokosovare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në reagimin e tij, Grenelli ka akuzuar Osmanin për gënjeshtër, duke thënë se ajo dhe kryeministri Albin Kurti kanë përbërë një “ekip të tmerrshëm”.

Sipas tij, ekipi Kurti–Osmani ka qenë “një katastrofë”, ndërsa shtoi se presidentja e Kosovës po bën deklarata të tilla për mbijetesën e saj politike.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.