Rrëzohet kërkesa e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë
Foto: AP

Rrëzohet kërkesa e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

Aktuale March 10, 2026 - 12:43

Më 9 mars, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova, Kristina van den Vajngart dhe Daniel Fransen rrëzoi në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës thuhet se “në kërkesë ngriheshin pretendime për disa shkelje të bëra në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025”.

Paneli rrëzoi të gjitha pikat e paraqitura nga Mbrojtja dhe konstatoi se “nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave”.