QKUK-ja ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 centë për orë
Foto: Laura Hasani

QKUK-ja ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 centë për orë

Aktuale March 10, 2026 - 10:58

Pas kritikave nga qytetarët, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka vendosur të ulë tarifën e parkingut në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas vendimit të marrë më 27 shkurt 2026, tarifa e re është 0.50 € për 1 deri në 60 minuta qëndrimi, si dhe 0.50 € për çdo orë shtesë.

Nga SHSKUK-ja thonë për Lajmi.net se ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare për pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë QKUK-në.

Për informata shtesë, qytetarët do të informohen përmes lajmërimeve zyrtare të vendosura në hyrjet e rampave të parkingut dhe në momentin e marrjes së biletës.

Ky vendim vjen pas vendosjes së rregullores së re për parkingun në fillim të muajit shkurt, e cila kishte ngjallur reagime për shkak të tarifës prej 1 euro për qëndrime deri në 1 orë.