Pezullohet dekreti për Kuvendin, Kushtetuesja vendos masë deri më 31 mars
Foto: Laura Hasani

Pezullohet dekreti për Kuvendin, Kushtetuesja vendos masë deri më 31 mars

Aktuale March 09, 2026 - 18:07

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me Dekretin e Presidentes për çështjen që është dërguar për shqyrtim në këtë institucion, duke pezulluar përkohësisht edhe veprimet e institucioneve të tjera deri në fund të marsit.

Sipas vendimit të publikuar më 9 mars 2026, Gjykata ka vendosur ex officio vendosjen e masës së përkohshme, me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të datës 6 mars 2026, si dhe ndalohet çdo veprim i Kuvendit të Kosovës që lidhet me këtë dekret.

Masa e përkohshme, sipas vendimit, hyn në fuqi më 9 mars 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026. Gjatë kësaj periudhe, institucionet nuk mund të ndërmarrin veprime që lidhen me dekretin në fjalë, derisa Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë më tej çështjen./Zëri