Maliqi: Kuvendi ka kryer “puç” ndaj Presidencës
Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke folur për përgjegjësitë që institucionet kanë.
Sipas tij, Kushtetuta nuk e specifikon të drejtën e presidentit për ta shpërbërë Kuvendin dhe se kjo gjë është një precedent i ndërhyrjes së një institucioni te tjetri, raporton Zeri.info.
Në anën tjetër, Maliqi thotë se po ashtu edhe Kuvendi ka kryer “puç” ndaj Presidencës, duke mos e përmbushur detyrimin kushtetues për ta zgjedhur brenda afatit kohor.
“A nuk është sulm ndaj institucionit të kreut të shtetit fakti se partia më e madhe - e cila i pati muaj të tërë për ta gjetur një figurë konsensuale - prej 4 prillit mund ta kontrollojë Presidencën pafundësisht me ushtrues detyre, për ta shmangur nevojën kushtetuese për 2/3?”, thekson ndër të tjera analisti. /Zëri