Bllokohet dalja në Jarinjë, kjo është arsyeja
Aktuale
March 09, 2026 - 11:53
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të hënën prej orës 10:10 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Arsyeja është se në anën e Serbisë është duke u pastruar rruga me bager dhe kamionë, gjë që e pamundëson lëvizjen e veturave.
“Më datën 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve ne dalje të PKK Jarinjë, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK-në në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim. /Zëri