AAK-ja thërret konferencë për media në orën 17:00
Aktuale
March 06, 2026 - 15:06
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Pas përfundimit të mbledhjes, AAK-ja njoftoi se do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot, më 6 mars 2026, në orën 17:00, në selinë qendrore të AAK-së.
Kjo parti anuloi zgjedhjet e brendshme të planifikuara, në të cilat kryetari Ramush Haradinaj pati në plan të mos kandidonte më.
Lëvizja erdhi pasi presidentja Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.