Haradinaj tregon datat e mundshme për zgjedhje në prill
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Vetëvendosjen që nuk ishte sot në seancë.
Haradinaj tha se LVV-ja është tallur me qytetarët.
“Është fyerje për vendin që Vetëvendosja nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gjithë kryetarët e partive opozitares, mosardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtet gabim prej anës së tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellë vendit. Është dashur të vinë. Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në autopilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, tha Haradinaj.