Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Aktuale March 06, 2026 - 10:43

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj bëri homazhe sot, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e komandantit legjendar Adem Jashari, përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, shkroi Haradinaj.