Kurti “hesht” në Prekaz, do të flasë nga Prishtina nëse shkon në takim tek Osmani
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se për çështjet politike ditore, referuar pyetjes se a do të shkojë në takim te presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar datën e zgjedhjeve, do të flasë nga Prishtina dhe jo nga Prekazi.
“Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. Në orën 13:00 kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit. Pastaj në orën 19:00 të darkës e kemi akademinë përkujtimore. Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mundë të flasim dhe t’ju përgjigjem nga Prishtina”, tha ai.
Paraditen e sotme Presidentja e Kosovës ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ku paralajmëroi edhe takime me liderët e partive politike për të caktuar datën. Ndërsa ka hedhur kritika se zgjedhjet e reja erdhën pas vendimit të të zgjedhurve të popullit në seancën e mbrëmjes së 5 marsit. /eo