Kurti nga Prekazi: Familjes Jashari ia kemi borxh të përjetshëm angazhimin e përditshëm që ta mbrojmë shtetin

Kurti nga Prekazi: Familjes Jashari ia kemi borxh të përjetshëm angazhimin e përditshëm që ta mbrojmë shtetin

Aktuale March 06, 2026 - 10:38

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Nga aty ai tha se familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm dhe të pashlyeshëm angazhimin e përditshëm që të ruajnë dhe të mbrojnë shtetin.

“Sot Kosova ka ushtrinë e saj, që natyrisht është amanet i kryekomandantit Adem Jashari… Bashkë me kolegë nga ekzekutivi dhe legjislativi në ditën e dytë të përvjetorit të 22/8 të Epopesë së UÇK erdhëm këtu në Prekaz në këtë kryeqendër të kryengritjes shqiptare që të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta dhe t’ia kujtojmë dhe përkujtojmë vetes çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran, për lirinë e popullit”, tha ai.