Ndryshimet në qeverinë “Rama”, shtatë ministrat e rinj betohen para Presidentit

Ndryshimet në qeverinë “Rama”, shtatë ministrat e rinj betohen para Presidentit

Aktuale March 06, 2026 - 10:33

Në ambientet e Pallati i Brigadave u zhvillua këtë të premte (6 mars) ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në ambientet e Pallati i Brigadave u zhvillua këtë të premte (6 mars) ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u njoftuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi lëvizjet e reja në ekzekutiv pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Pas dekretimit nga Presidenti dhe marrjes së votëbesimit në Kuvend, 7 ministrat e rinj me dorën në Kushtetutë dhe pas leximit të formulës së betimit, janë betuar duke përmbyllur procedurën zyrtare me ceremoninë e betimit para kreut të shtetit.

Albana Koçiu u betua si Zëvendëskryeministre

Ferit Hoxha u betua si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Besfort Lamallari u betua si Ministër i Brendshëm

Toni Gogu u betua si Ministër i Drejtësisë

Enea Karakaçi u betua si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ermal Nufi u betua si Ministër i Mbrojtjes

Erjona Ismaili u betua si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Pas betimit para Presidentit, shtatë ministrat e rinj morën zyrtarisht detyrën dhe pritet të nisin menjëherë ushtrimin e funksioneve në kabinetin qeveritar.