AAK-ja mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm pas shpërndarjes së Kuvendit, në fokus zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
Foto: Laura Hasani

AAK-ja mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm pas shpërndarjes së Kuvendit, në fokus zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Aktuale March 06, 2026 - 09:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, bëjnë të ditur burime brenda AAK-së.

Sipas këtyre burimeve, mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, përkatësisht pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.