Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve

Aktuale March 06, 2026 - 09:13

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar takim me liderët e partive politike në Kosovë.

Ajo gjatë konferencës për media tha se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.

“Do të ftohen, sepse siç e dini, është obligim të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit të shpallen edhe zgjedhjet e reja, por paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani.