Osmani pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit: E di që mund të kontestohet në Gjykatë
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, pasi mbrëmë nuk arriti të zgjidhej presidenti i ri.
Ajo tha se e di që ky dekret mund t’i kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por tha se është vendim për të cilin ndihet krenare.
“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në GJK dhe dua ta them hapur dhe kurrë nuk kam qenë krenare se me këtë vendim. Jam shumë me e qetë të përballem për një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës sesa për mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”.
Ajo tha se përgjegjësia më e madhe s’është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të jesh “në anën e Kushtetutës dhe të interesit të Republikës”.
“Shtetet serioze nderohet mbi këtë parim: Ligji mbi të gjithë, në këtë rast Kushtetuta mbi të gjithë”.
Ajo tha se mosnxjerrja e dekretit do ta çonte në shkelje të Kushtetutës. /express