Kjo është kërkesa e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin
Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit.
Më poshtë gjeni kërkesën:
Ndërkohë, këtë e konfirmoi më herët edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Mes të tjerash ajo bëri me dije se në lidhje me këtë është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe presidenten Vjosa Osmani-Sadriu”, shkroi ajo.
