Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt
Foto: Laura Hasani

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Aktuale March 06, 2026 - 07:55

Juristi Azem Vllasi ka kritikuar qasjen e Albin Kurtin në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se Kurti në këtë proces u treguar një manipulues.

Vllasi ka thënë se dështimi i seancës për zgjedhjen e presidentit ka qenë i pritshëm.

Që nga fillimi i këtij procesi Albin Kurti u tregua një manipulues i pashembullt.

Së pari tentoi të manipulojë familjen Jashari. Dhe më pas takimet maratonike me PDK-në dhe LDK-në, duke lënë përshtypje se është demokrat.

PDK-ja e LDK-ja e kanë kuptuar që Kurti po dëshiron një kandidat për president që me u plotësua kuorumi dhe më pas të fitojë kandidati i tij.

Sipas tij, opozita bëri mirë që nuk ia plotësoi kushtin Kurtit.

Vllasi ka kritikuar Kurtin që nuk propozoi edhe për një mandat Vjosa Osmanin. /Tëvë1