Mot i vranët dhe intervale diellore
Foto: Laura Hasani

Mot i vranët dhe intervale diellore

Aktuale March 06, 2026 - 07:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 15 deri 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. /Zëri