LVV-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Aktuale
March 05, 2026 - 23:27
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se pas dështimit të seancës për votimin e presidentit, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Këtë e bëri të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se do të t’i bëjnë thirrje Kushtetueses që të shqyrtojnë me prioritet kërkesën e tyre.
Sipas saj deptuetët e opozitës që nuk morën pjesë në seancë, e kanë shkelur Kushtetutën, transmeton Zeri.info.
“Do të këkrojmë nga GJK të merr masa dhe në këtë rast presim dhe të bëjmë thirrje që të shqyrtohet me prioritet kjo kërkese e jona, sepse deputetët që nuk kanë marrë pjesë në seancë kanë bërë shkelje kushtetuese”, tha Nagavci. /Zëri