S’ka kuorum, dështon zgjedhja e presidentit
Aktuale
March 05, 2026 - 23:12
Në Kuvendin e Kosovës, sonte nuk është arritur të zgjidhet presidenti i ri.
Në seancën e thirrur sonte kanë marrë pjesë vetëm 66 deputetë, derisa partitë opozitare nuk ishin të pranishëm, duke u pamundësuar kështu kuorumi i kërkuar prej 2/3 e deputetëve.
Për shkak të kësaj, kandidatët për president Glauk Konjufca dhe Fatime Kollçaku, nuk janë hedhur në votim fare, transmeton Zeri.info.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancë, derisa tha se nëse plotësohen kushtet, do të vazhdojë sërish.
“Ndërpres këtë seancë dhe natyrisht do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha Haxhiu. /Zëri
