Me vetëm 66 deputetë, Haxhiu vijon seancën për zgjedhjen e presidentit
Foto: Laura Hasani

Me vetëm 66 deputetë, Haxhiu vijon seancën për zgjedhjen e presidentit

Aktuale March 05, 2026 - 22:55

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka obligua komisionin për legjislacion të shqyrtojë kandidaturat për President të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut a janë në përputhje me legjislacion.

Kjo seancë po zhvillohet pa kuorumin e nevojshëm prej dy të tretave, që është detyrim kushtetues për të nisur rundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

Në sallë janë vetëm 66 deputetë, derisa opozita nuk po merr pjesë.

Image

Haxhiu po lexon emrat e deputetëve që mungojnë.

PDK, LDK dhe AAK nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e kandidaturave partiake për president të Vetëvendosjes.

Image