LVV-ja propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun kandidate të dytë për presidente të Kosovës
Aktuale
March 05, 2026 - 22:14
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale.
Ajo e propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, e postoi në Facebook njoftimin e Kollçakut se është kandidatja e dytë.
Partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte propozuar paraprakisht edhe Glauk Konjufcën.
Seanca për votimin për president pritet të mbahet nga çasti në çast.