Seanca për presidentin, sonte në orën 22:00
Foto: Laura Hasani

Seanca për presidentin, sonte në orën 22:00

Aktuale March 05, 2026 - 21:40

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sonte.

Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se seanca e radhës do të mbahet prej orës 22:00, transmeton Zeri.info.

Haxhiu këtë e bëri të ditur në ndërprerje të seancës për amendamentet kushtetuese, të cilat nuk u hodhën në votim për shkak se nuk kishte kuorum, pasi Lista Serbe nuk mori pjesë në këtë seancë.

Në rend të ditës së kësaj seance është zgjedhja e presidentit. /Zëri