LAJMI I FUNDIT | S’ka kuorum, ndërpritet seanca për amendamentet kushtetuese
Aktuale
March 05, 2026 - 21:28
Është ndërprerë seanca, e cila ishte thirrur për amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Seanca është ndërprerë për shkak se nuk kishte kuorum, pasi në sallë ishin 93 deputetë dhe vetëm 9 nga komunitetet, transmeton Zeri.info.
“Në seancë janë të pranishëm 93 deputetë, duke përfshirë këtu edhe 9 deptuetë nga komuitetet tjera, që nënkupton se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin me votim të amndameteve kushtetuese, ne po e ndërpresim seancën këtu, do të njoftoheni kur të plotësohen kushtet”, tha Haxhiu. /Zëri