Lista Serbe nuk po merr pjesë në seancë, Kushtetuta kërkon edhe 2/3 e pakicave për votim të suksesshëm
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe nuk po merr pjesë në seancë, Kushtetuta kërkon edhe 2/3 e pakicave për votim të suksesshëm

Aktuale March 05, 2026 - 21:25

Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet votimi për ndryshime kushtetuese.

Mospjesëmarrja e Listës Serbe mund të sjellë pasoja kryesore që lidhen me kuorumin dhe numrin e votave që kërkohet për amendamentet.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, përveç 2/3 e deputetëve, për ndryshime kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë deputetë serbë, shkruan Zeri.info.

Kjo do të thotë se votat e deputetëve të komuniteteve janë vendimtare.

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në seancë mund të bllokojë votimin e amendamenteve të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, ku kërkohet që presidenti i vendit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga populli. /Zëri

Image

Image