Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, LVV-ja pro ndryshimeve
Foto: Laura Hasani

Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, LVV-ja pro ndryshimeve

Aktuale March 04, 2026 - 19:27
I Plotësuar

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca ku pritet të hedhen në votim ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me anë të votave nga populli.

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.

“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.

Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional.