KGJK-ja i propozon Presidentes për dekretim 17 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore, dy prej tyre nga komuniteti serb

KGJK-ja i propozon Presidentes për dekretim 17 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore, dy prej tyre nga komuniteti serb

Aktuale March 05, 2026 - 15:40

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen 363-të ka dërguar për dekretim te presidentja e vendit Vjosa Osmani 17 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, dy prej të cilëve janë nga komuniteti serb.

Në këtë rast janë zhvilluar dy procese të ndara rekrutuese, andaj në të parin bëjnë pjesë 15 kandidatë, e në të dytin dy kandidatët e komunitetit serb, raporton “Betimi për Drejtësi".

Emrat e 15 kandidatëve që u dërguan për dekretim dhe caktimi i tyre nëpër gjykatat themelore është si në vijim:

Labinot Murati—Gjykata Themelore Prishtinë

Jasmin Aliti—Gjykata Themelore Prishtinë

Dardan Beli— Gjykata Themelore Gjakovë

Eliron Olluri—Gjykata Themelore Prishtinë

Eduard Aliu—Gjykata Themelore Mitrovicë- dega Skenderaj

Leonit Çoçaj—Gjykata Themelore Prizren- dega Dragash

Naim Rexha—Gjykata Themelore Mitroivcë- dega Vushtrri

Leudita Skoro—Gjykata Themelore Priezren- dega Suharekë

Zanë Buçinca—Gjykata Themelore Ferizaj

Rinor Frangu—Gjykata Themelore Ferizaj

Asdren Selmani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Nobvobërdë

Bardha Krasniqi—Gjykata Themelore Prishtinë

Edita Ferati—Gjykata Themelore Prishtinë

Gentrit Kuqani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Novobërdë

Labinot Demiraj—Gjykata Themelore Gjakovë- dega Rahovec.

Gjithashtu, u dërguan për dekretim dy kandidatët për gjyqtarë në gjykatat themelore nga komunitet serb: Vilko Radiq dhe Igor Stojkoviq.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar procesin e testit me shkrim për gjyqtarë nga lëmia penale dhe civile, dhe po ashtu procesin e intervistimit.

Konkursi është shpall për 15 pozita të lira për gjyqtarë në nivel të Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu KGJK miratoi listën prej 28 emra për mandat të përhershëm, listë e cila u dërgua tek Presidentja e vendit me emrat si në vijim:

Adelina Jusufi

Adem Krasniqi

Aferdita Prenaj

Agron Kratash

Albana Ukshini

Astrit Gashi

Avni Berisha

Bajram Cacaj

Blerima Kurtaj

Blerta Kelmendi

Driton Sadiku

Driton Ahmeti

Driton Nocaj

Fisnik Gashi

Florid Hasku

Gentiana Shabani

Hatixhe Beka

Leotrim Gashi

Leart Rexha

Lirikë Sylaj

Shqipron Sedolli

Shaban Prekallla

Merisa Callakoviq

Marigona Lajca

Nderim Musa

Petrit Curri

Qëndresa Tahiri

Vlerona Maliqi

Gjithashtu, në takimin e së enjtes, KGJK miratoi draft-Rregulloren Nr.02/2026 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.17/2024 për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës.

Për këtë Rregullore, anëtarja e Këshillit dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj theksoi se përfshihet Gjykata Administrative duke u përcaktuar regjistrat përkatës për këtë gjykatë. Tha se pjesë e ndryshimit të rregullores janë shtatë shtojca.

Në anën tjetër, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se ky dokument përbën ndër dokumentet më të rëndësishme, pasi që është bërë pjesë e shtojcave edhe procedura e ekzekutimit për të gjitha gjykatat, duke përmbyllur një diskutim të gjerë dhe kompleks që është zhvilluar paraprakisht.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në këtë takim draft- Rregulloren 03/2026 për Procedurën e Avancimit të Gjyqtarëve, si dhe plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025 për Publikimin e Vendimeve Gjyqësore.

Po ashtu, është bërë edhe miratimi i Udhëzuesit për Inspektim Gjyqësor, si dhe doracaku për Komunikim dhe Koordinim në mes të KGJK-së dhe gjykatave, KGJK-së dhe Komisioneve, Sekretariatit të KGJK-së dhe Administratës së gjykatave dhe Njësisë për Inspektim Gjyqësor (NjIGj) me KGJK dhe gjykata.

Këshili po ashtu miratoi draft-Raportin e Punës për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës për vitin 2025, u bë ndryshimi i planit të punës së Gjykatës Komerciale me numër GJ.A.nr.808/2026 i datës 3 mars 2026, si dhe u vendos për përzgjedhjen e gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës për vitin 2026, në programin “EXCEL”, përmes komandës “RANDOM”.

Më pas, u bë e ditur se gjyqtari Naser Maliqi për shkak të arritjes së moshës së pensionit u dërgua për lirim nga detyra te presidentja e vendit.

Këshilli bëri të ditur se është bërë vlerësimi performancës së drejtorit të përgjithshëm të SKGJK-së, Shkelzen Maliqaj dhe drejtorit të NjIGj-së, Dulë Gjocaj.

Krejt në fund, u miratua lista e materialit arkivor për muzeun e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Këshilli, në fillim të takimit me dyer të mbyllura kishte trajtuar rastet disiplinore si në vijim:

Vazhdimi i seancës dëgjimore- GJTHFR-AD.GJTH.FR.nr.07/2025;

Vazhdimi i seancës dëgjimore- GJTHPR-AD.GJTH.PR.nr.17/2025;

Themelimin e Panelit Hetimor – Nr.AD/KGJK/02/2026/GJTHPZ-AD/GJTHPZ.nr.02/26;

Shqyrtimi i ankesës së kandidatit për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Ferizaj Dega në Shtërpcë