Arianit Koci vetofrohet si kundërkandidat i Glauk Konjufcës për president
Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit dhe deri tani kandidati zyrtar është vetëm Glauk Konjufca.
Duke e ndjerë nevojën për një kundërkandidat, avokati Arianit Koci është vetofruar publikisht për të hyrë në garë, raporton Zeri.info.
Sipas tij, këtë po e bën që të shmanget kriza institucionale dhe që vendi të mos hyjë në një cikël zgjedhjesh,
“Prandaj, i ftoj deputetët, qoftë të pozitës ose të opozitës, të m’i japin nënshkrimet sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e presidentit.
Me vetëdije dhe vullnet të plotë po e bëj këtë hap, edhe pse e di se mund të më dëmtojë personalisht.
Megjithatë, kjo është një iniciativë që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale”, shkroi Koci në një postim në Facebook. /Zëri